Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati e ka qujtur Fitore Historike, fitoren e FC Malisheva ndaj klubit të njohur skocez, Hibernian me rezultat 2:0, në kuadër të ndeshjes së parë të rundit të Dytë të UEFA Conference League.
“FITORE HISTORIKE!, 


Çfarë dite e jashtëzakonshme për Malishevën dhe gjithë Kosovën!
FC Malisheva shkroi një tjetër faqe të artë të historisë, duke mposhtur me rezultat 2:0 klubin e njohur skocez Hibernian FC në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të UEFA Conference League.
Urime të sinqerta klubit dhe tifozëve të mrekullueshëm që me përkrahjen e tyre krijuan një atmosferë të paharrueshme.
Le të vazhdojmë të gjithë së bashku ta mbështesim klubin tonë edhe në ndeshjen e kthimit, me besimin se ëndrra evropiane vazhdon!
Forca FC Malisheva”, ka shkruar në Facebook, i pari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
