Cikli i dëgjimeve buxhetore nga Komuna e Rahovecit, përkatësisht, Drejtoria e Finacave vazhdoi mbrëmë në Drenoc, me banorët e fshatrave: DRENOC, SENOC, PASTASELLË, ZATRIQ, KAZNIK, dhe PATAQAN I EPËRM, për t’i mbledhur kërkesat dhe nevojat mbi buxhetin e vitit 2027.
Drejtori i financave Afrim Limani, paraqiti informacionet kyçe lidhur me planifikimin dhe menaxhimin e buxhetit të komunës, si dhe tutje shpalosi në mënyrë më të detajuar buxhetin e Komunës së Rahovecit për vitin 2027.
Grupi punues do t’i shqyrtojë pyetjet dhe kërkesat dhe në raportin final do t’i gjeni me arsyetime të sakta, i cili do të publikohet në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Rahovecit.
Sugjerimet dhe kërkesat tuaja mund t’i parashtroni online përmes e-mail adresave: