Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit komunal të Rahovecit, z. Fatmir Iska, u zhvillua mbledhja e muajit korrik, seanca e shtatë e rregullt për këtë vit kalendarik.
RENDI I DITËS ishte voluminoz, me 11 pika të rregullta dhe 2 pikë shtesë:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për shpalljes me interes të përgjithshëm të pjesës së parcelës, P-71510018-00428-2, ZK – Dejnë;
3. Shqyrtimi dhe miratimi i ndryshim-plotësimit të Rregullores 01Nr.23 të datës 30.03.2023, për menaxhimin e mbeturinave në territorin e komunës së Rahovecit;
4. Shqyrtimi i raportit financiar gjashtëmujor (6), janar-qershor 2026;
5. Shqyrtimi i informatës mbi implementimin e planit për mirëmbajtjen e hapësirës publike në komunën e Rahovecit;
6. Shqyrtimi i raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Rahovecit për vitin 2025;
7. Shqyrtimi i raportit gjashtëmujor i punës së Zyrës së Prokurimit për vitin 2026;
8. Shqyrtimi i informatës nga drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, janar – qershor 2026;
9. Shqyrtimi i raportit të komisionit për mbikëqyrjen e realizimit të kontratave, për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të komunës;
10. Shqyrtimi i raportit vjetor mbi menaxhimin e pasurive të Komunës se Rahovecit për vitin 2025;
11. Pyetjet, përgjigjet dhe diskutimet e kuvendarëve.
Shtesë:
1. Raporti i DKA-së për përfundimin e vitit mësimor 2025-2026;
2. Vendim për caktim të lokacionit për ndërtimin e objektit të QMF-së në Fortesë;
Pas diskutimeve të shumta konstruktive, të gjitha pikat e të rendit të ditës u votuan nga anëtarët e kuvendit, disa me shumicë votash dhe disa unanimisht.