Organizuar nga GIZ Kosova, u prezantua projekti “Avancimi i Ekonomisë Qarkore në Kosovë”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe partnerëve institucionalë. Në mesin e kryetarëve të komunave, pjesëmarrës ishte edhe kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i cili tha se për Rahovecin, bashkëpunimi me partnerët në projekte që forcojnë mbrojtjen e mjedisit, përmirësojnë menaxhimin e mbeturinave dhe krijojnë mundësi për zhvillim të qëndrueshëm, mbetet një prioritet i qartë.