Cikli i dëgjimeve buxhetore, i Drejtorisë së Financave të Komunës së Rahovecit vazhdoi me përfaqësuesit e OJQ-ve, bizneseve, fermerëve, rinisë, përfaqësues të shkollave dhe grupet e interesit, në sallën e kuvendit komunal, për t’i mbledhur kërkesat dhe nevojat mbi buxhetin e vitit 2027.
Për të siguruar që buxheti t’i reflektojë nevojat dhe prioritetet e qytetarëve, ishte thelbësore pjesëmarrja aktive e tyre në këtë cikël.
Drejtori i financave, z.Afrim Limani shpalosi para të pranishmëve në mënyrë më të detajuar buxhetin e Komunës së Rahovecit për vitin 2027.
Grupi punues do t’i shqyrtojë pyetjet dhe kërkesat dhe në raportin final do t’i gjeni me arsyetime të sakta, i cili do të publikohet në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Rahovecit.