U mbajt Dëgjimi për Buxhetimin Gjinor në SHPG “Hareja”

Duke u bazuar në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Statutin e Komunës së Rahovecit nr. 1005 dhe Udhëzimin Administrativ për Administratë të Hapur në Komuna, nën organizimin e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, u mbajt dëgjimi buxhetor për buxhetimin gjinor në SHPG “Hareja”.

Në këtë dëgjim buxhetor ishin të pranishëm drejtoresha e SHPG “Hareja”, Adelina Paqarizi, dhe drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Afrim Limani, i cili prezantoi mundësitë buxhetore të Komunës për vitin 2027.

Kërkesat dhe propozimet e paraqitura nga pjesëmarrësit do të shqyrtohen nga grupi punues dhe do të përfshihen në raportin final, i cili do t’i procedohet Kuvendit Komunal dhe do të publikohet në përputhje me Udhëzimin Administrativ për Administratë të Hapur në Komuna.

Procesverbali i dëgjimit buxhetor gjithashtu do të publikohet në ueb-faqen zyrtare të Komunës, brenda afatit ligjor.

Kontrolloni gjithashtu

Ekrem Kastrati: FITORE HISTORIKE!

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati e ka qujtur Fitore Historike, fitoren e …