U mbajt Dëgjimi Buxhetor me OJQ, Biznese Fermer, përfaqësues të Shkollave dhe Grupet e Interesit

Cikli i dëgjimeve buxhetore, i Drejtorisë së Financave të Komunës së Rahovecit vazhdoi me përfaqësuesit e OJQ-ve, bizneseve, fermerëve, rinisë, përfaqësues të shkollave dhe grupet e interesit, në sallën e kuvendit komunal, për t’i mbledhur kërkesat dhe nevojat mbi buxhetin e vitit 2027.

Për të siguruar që buxheti t’i reflektojë nevojat dhe prioritetet e qytetarëve, ishte thelbësore pjesëmarrja aktive e tyre në këtë cikël.

Drejtori i financave, z.Afrim Limani shpalosi para të pranishmëve në mënyrë më të detajuar buxhetin e Komunës së Rahovecit për vitin 2027.

Grupi punues do t’i shqyrtojë pyetjet dhe kërkesat dhe në raportin final do t’i gjeni me arsyetime të sakta, i cili do të publikohet në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Ekrem Kastrati: FITORE HISTORIKE!

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati e ka qujtur Fitore Historike, fitoren e …