Aida Dërguti: Kosovës i duhet president i pavarur, jo vegël e qeverisë

Opinionistja Aida Dërguti, ka deklaruar se vendi ka mjaft figura me integritet dhe profesionalizëm për ta ushtruar detyrën e presidentit. Ajo tha se partitë politike duhet të ulen dhe të hartojnë një listë me kandidatë të mundshëm për këtë post, duke theksuar se Kosova ka jo vetëm 20, por edhe qindra persona që i plotësojnë kriteret për këtë funksion. Sipas Dërgutit, presidenti duhet të jetë një figurë e pavarur, me integritet dhe profesionalizëm, e cila nuk ndikohet nga shumica parlamentare. Ajo u shpreh se Kosovës nuk i nevojitet një president që, sipas saj, të jetë vegël e qeverisë ose të ushtrojë detyrën në kundërshtim me Kushtetutën. Dërguti kritikoi gjithashtu qasjen e opozitës ndaj pushtetit, duke vlerësuar se koordinimi ndërmjet partive opozitare duhet të jetë më i madh dhe se në vendimmarrje duhet të merret parasysh edhe vullneti i një pjese të konsiderueshme të elektoratit.

Kontrolloni gjithashtu

OEAK kërkon nga Qeveria e Kosovës që të angazhohet seriozisht në zbatimin e Marrëveshjes së Washingronit

Rrënimi i objekteve pranë Ujmanit sjell reagime të forta nga BE-ja dhe vendet e QUINT-it

Rrënimi i objekteve pranë liqenit të Ujmanit nga autoritetet e Kosovës ka nxitur reagime të …