Kryetari i Ferizajt Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore ka pritur në zyrën e tij Përfaqësuesit e Institutit të Kosovës për Drejtësi.
“Prita në zyrën time, përfaqësuesit e Institutit të Kosovës për Drejtësi, z. Naim Jakaj dhe z. Festim Gërguri ku bashkëbiseduam dhe për t’i dhënë gjithë mbështetjen tonë për nismën legjislative qytetare për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës që propozon që moszbatimi i qëllimshëm i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të përcaktohet si vepër penale, si dhe të sanksionohet penalisht përdorimi i parasë publike për përfitim elektoral gjatë periudhave zgjedhore dhe parazgjedhore”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu.