Janë mbajtur dëgjimet publike buxhetore në Likoc dhe në Qirez

Komuna e Skenderajt ka mbajtur dëgjimet publike buxhetore në Bashkësinë Lokale të Likocit dhe në Bashkësinë Lokale të Qirezit, në kuadër të procesit të hartimit të Buxhetit të Komunës së Skenderajt për vitin e ardhshëm 2027.

Në këto takime, të pranishëm ishin Nënkryetari i Komunës, z. Fadil Nura, Drejtori i Financave, z. Behxhet Maliqi, Drejtori i Urbanizmit, z. Arbnor Çitaku, Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, znj. Besarta Meha, Drejtori i Arsimit, z. Kastriot Duraku si dhe qytetarë të Bashkësisë Lokale të Likocit dhe Qirezit
Gjatë takimeve, banorët paraqitën një sërë kërkesash dhe çështjesh me rëndësi për jetën e përditshme dhe zhvillimin e këtyre lokaliteteve, ndër të cilat: ndërtimi dhe zgjerimi i rrjetit të kanalizimit, asfaltimi dhe rregullimi i rrugëve, ndriçimi publik, trajtimi i mbeturinave si dhe kërkesa të tjera infrastrukturore dhe shërbime me interes për komunitetin.
Përfaqësuesit e Komunës së Skenderajt i dëgjuan nga afër kërkesat e qytetarëve, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe komunikimit të vazhdueshëm me banorët në përcaktimin e prioriteteve zhvillimore.

Komuna e Skenderajt mbetet e përkushtuar që procesi buxhetor të jetë gjithëpërfshirës, transparent dhe i orientuar drejt nevojave reale të qytetarëve, duke krijuar hapësirë që zëri i secilit qytetar të dëgjohet dhe të reflektohet në planifikimin e investimeve publike.

Kontrolloni gjithashtu

Kur puna matet, rezultatet flasin

Raporti i Performancës së Komunave 2025 i Ministrisë së Administratës së Pushteit Lokal (MAPL) e …