Për shkak të rikonstruktimitn të rrugës “Xhevë Lladrovci”, Komuna e Ferizajt do të bëjë mbylljen e përkohshme të rrugës për qarkullim

Komuna e Ferizajt përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, njofton qytetarët se për shkak të punimeve për rikonstruktimin e rrugës “Xhevë Lladrovci”, Komuna do të bëjë mbylljen e përkohshme të rrugës për qarkullim.

Mbyllja do të jetë në fuqi nga data 27.08.2026 deri më 01.09.2026.

Gjatë kësaj periudhe, luten qytetarët që të përdorin rrugët alternative dhe të respektojnë sinjalistikën e vendosur në terren.

Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për pengesat e përkohshme që mund të shkaktohen si pasojë e realizimit të këtyre punimeve.

Komuna falënderon të gjithë qytetarët për mirëkuptimin, bashkëpunimin dhe durimin. Punimet kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe krijimin e kushteve më të mira dhe më të sigurta për qarkullim, përfundon njoftimi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Sami Lushtaku priti në takim Veteranët e UÇK-së

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka pritur në zyrën e tij bashkëluftëtarët dhe …