Në protestën paqësore të organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së, Malishevës, z. Ekrem Kastrati bashkë me administratën komunalke dhe qytetarë nga kjo komunë, për të reaguar ndaj cenimit dhe marrjes së kompetencave të komunave nga niveli Qendror.
“Së bashku me administratën komunale dhe qytetarë të Malishevës, iu bashkuam protestës paqësore të komunave, në mbrojtje të buxhetit, pronës dhe kompetencave lokale.
Cenimi dhe marrja e kompetencave të komunave nga niveli qendror, si dhe barra e Kontratës Kolektive, po e dëmtojnë rëndë funksionimin e pushtetit lokal, ku vetëm Komuna e Malishevës deri më tani është dëmtuar me mbi 5.5 milionë euro, duke rrezikuar edhe projektet kapitale dhe investimet e planifikuara në fshatra dhe qytet.
Kjo është një protestë paqësore dhe institucionale, për të mbrojtur komunat dhe, mbi të gjitha, interesin e qytetarëve tanë pa dallim”, ka shkruar në Facebook, kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati.
.