Komuna e Deçanit në mbështetje të protestës së komunave të Republikës së Kosovës

Bashkë me komunat e tjera të Republikës së Kosovës, edhe Komuna e Deçanit është në mbështetje të protestës së komunave të Republikës së Kosovëse dhe ngriti zërin për të mbrojtur të drejtat, përgjegjësitë dhe interesat e komunave dhe qytetarëve.

Në këtë protestë ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, i cili shprehu mbështetjen e tij për kërkesat e komunave dhe nevojën për funksionim të rregullt dhe të pavarur të pushtetit lokal.

Komunat duhet të kenë mundësi të funksionojnë normalisht dhe t’u ofrojnë qytetarëve shërbimet publike që meritojnë.

Zëri ynë ishte i përbashkët dhe mesazhi i qartë: MJAFT me pengesat ndaj komunave, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi të Skenderajt

Sot u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), për …