Kryetari Lushtaku ka pritur në takim Dr.Feim Dragushën, autor i librit “Kontributi i Popullit dhe Qeverisë së Bruneit për Kosovën”

Kryetari i Komunës, Sami Lushtaku së bashku me nënkryetarin Fadil Nura kanë pritur sot në zyrën e tij autorin e librit “Kontributi i Popullit dhe Qeverisë së Bruneit për Kosovën”, Dr. Feim Dragusha.

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e dokumentimit të kontributit të shteteve dhe popujve që i qëndruan pranë Kosovës në periudhat më të vështira të historisë së saj të re.

Në veçanti, u vlerësua kontributi i Popullit dhe Qeverisë së Bruneit, të cilët menjëherë pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë iu gjendën pranë popullit të Kosovës dhe, veçanërisht, fëmijëve shqiptarë.

Një nga dëshmitë e këtij solidariteti është edhe rindërtimi i shkollës “Fehmi Rama” në Likoc, pikërisht para 24 vitesh, një kontribut i rëndësishëm në rindërtimin e jetës dhe të së ardhmes së fëmijëve të kësaj ane pas luftës.

Kryetari Lushtaku e përgëzoi z. Dragusha për punën e tij në dokumentimin e këtij kontributi, duke theksuar se ruajtja e kujtesës për miqtë që i qëndruan pranë Kosovës është përgjegjësi institucionale dhe historike.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi uron fillim të mbarë të vitit të ri shkollor

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, me …