Në Deçan të hënën filluan punimet për rregullimin e rrugës “Sadri e Adem Osaj” e njohur si Rruga e Gushavcit.
Një pjesë e këtij segmenti do të asfaltohet, ndërsa pjesa tjetër do të rregullohet dhe do të përmirësohet.
Punimet do të vijojnë me intensitet të lartë, me synim që të përfundojnë deri në fund të muajit tetor.
Më në fund, pritja e kahmotshme e qytetarëve të Deçanit po merr formë konkrete me nisjen e punimeve në këtë rrugë.
Ta gëzojnë të gjithë qytetarët, ka shkruar në postimin e tij në Facebook, kryetari i Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.