Në kuadër të aktiviteteve të muajit Rozë, komuna e Deçanit ka hapur në oborrin e saj ekspozitën personale “Gjurmë në ngjyrë” të artistes Brikena Ahmataj Tahiraj.
I pranishëm në kë aktivitet ishte edhe kryetari i komunës së Deçanit, z. ashkim Ramosaj.
Përmes artit, kësaj kauze iu dha një mesazh i veçantë: çdo ngjyrë përcjell një ndjenjë dhe çdo vepër lë një gjurmë.
Muaji Rozë na kujton rëndësinë e ndërgjegjësimit, kujdesit dhe mbështetjes për çdo grua që përballet me kancerin e gjirit. Le të jemi gjithmonë pranë njëri-tjetrit dhe të mos harrojmë se zbulimi i hershëm shpëton jetë.
Mirënjohje artistes Brikena Ahmataj Tahiraj për këtë ekspozitë të bukur dhe për mesazhin që përcjell përmes artit, tha në fjalën e tij kryetari Ramosaj.