U Shënua Dita e Shkollës “Gëzim Hamza – Piktori”

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët (SHFMU) “Gëzim Hamza – Piktori” shënoi me një ceremoni festive ditën e saj që mban emërin e heroit të kombit, Gëzim Hamza – Piktori.

“Me rastin e ditëlindjes së dëshmorit të kombit, Gëzim Hamza – Piktori dhe Ditës së Shkollës që mban emrin e tij, bëmë nderime te varri dhe te busti i tij, i vendosur në oborrin e ShFMU “Gëzim Hamza – Piktori”, ka shkruar në facebook, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Me këtë rast, nderuam jetën, veprën dhe sakrificën e Gëzim Hamzës, për lirinë e vendit tonë.

Lavdi e nderime të përjetshme për “Gëzim Hamza – Piktorin” dhe për të gjithë dëshmorët e për heronjtë e kombit”, thuhet në postimin e kryetarit Smajl Latifi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Filloi zbatimi i premtimit për sigurimin shëndetësor të fëmijëve në çerdhe

Ka filluar zbatimi i premtimit të Kryetarit të Komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi për …