DKRS e Ferizajt dhe Peace Corps forcojnë bashkëpunimin

Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS), në komunën e Ferizajt, Gazmend Bytyçi, priti sot në takim drejtoreshën e re të Peace Corps Kosovo (Trupat e Paqes te Kosovës), znj. Joanne Fairley, në kuadër të vizitës së saj në Ferizaj për t’u njohur me partnerët dhe bashkëpunëtorët lokalë të këtij institucioni.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm, angazhimin e vullnetarëve amerikanë dhe aktivitetet e realizuara në kuadër të programeve për të rinjtë. Të dyja palët shprehën mirënjohje për partneritetin e krijuar dhe gatishmërinë për vazhdimin dhe forcimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

Drejtoresha Fairley vizitoi gjithashtu Qendrën Rinore, ku u njoh nga afër me hapësirën dhe kushtet në të cilat punon vullnetarja amerikane e angazhuar pranë Sektorit të Rinisë të DKRS-së, si dhe me aktivitetet që ajo zhvillon me të rinjtë dhe komunitetin.

DKRS vlerëson lart bashkëpunimin e vazhdueshëm me Peace Corps Kosovo dhe kontributin e vullnetarëve amerikanë në krijimin e mundësive të reja dhe në fuqizimin e të rinjve të Ferizajt.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi zbatimi i premtimit për sigurimin shëndetësor të fëmijëve në çerdhe

Ka filluar zbatimi i premtimit të Kryetarit të Komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi për …