Komuna e Malishevës ka bërë të gjitha përgatitjet për sezonin e dimrit

Sot është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve, e udhëhequr nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. Në mbledhjen e sotme, gjatë raportimit të drejtorëve të drejtorive komunale, u tha se janë bërë të gjitha përgatitjet për sezonin dimëror, si në mirëmbajtjen e rrugëve, ashtu edhe në ofrimin e shërbimeve komunale, ku në fund vit ka fluks më të madh të qytetarëve, kryesisht mërgimtarë që duhet t’iu ofrohen shërbime të shpejta.

Fillimisht kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka kërkuar nga drejtoritë përkatëse, që të jenë më shumë të angazhuar në këtë fund të vitit, si në ofrimin e shërbimeve administrative komunale, ashtu edhe në mirëmbajtjen e rrugëve, por edhe në përfundimin e projekteve në të cilat për shkaqe të ndryshme, ka mundur të kenë vonesa eventuale.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Milazim Krasniqi, tha se “janë kryer të gjitha përgatitjet për sezonin dimëror, përkatësisht, mirëmbajtjen e rrugëve dhe pastrimin e borës”, ndërsa drejtori i administratës Hajrullah Mazreku, deklaroi se drejtoria është përgatitur për ofrimin e shërbimeve komunale administrative, pasi në fund vit ka fluks më të madh të qytetarëve që kërkojnë dokumente, përkatësisht ardhja e mërgimtarëve gjatë festave të fund vitit.

Edhe drejtori i Inspektoratit, Fadil Shala, ka treguar se inspektorët komunal, janë më aktiv në këtë periudhë në kontrollimin e mallrave, përkatësisht produkteve ushqimore, pasi konsumimi i ushqimit është më i madh, prandaj të gjitha marketet dhe dyqanet, do të inspektohen vazhdimisht për afatet e përdorimit të mallrave.

Sa i përket shpenzimit të buxhetit, drejtori për buxhet Vesel Krasniqi, tha se “qëndrojnë mirë në shpenzimin e  buxhetit, përkatësisht realizimin e projekteve të parapara, dhe se drejtoria është duke u përgatitur për fillimin e vitit të ri buxhetor 2017”.

Situata shëndetësore në Malishevë duket e mirë, edhe pse ka fluks më të madh të pacientëve në QKMF, për shkak të gripit sezonal. Sipas drejtorit për Shëndetësi, Hajdin Berisha, “është rritur numri i pacientëve, si pasojë e gripit, por stafi mjekësor në QKMF, është mirë i përgatitur për tu përballur me këtë fluks, ndërsa ka pak vonesa të furnizimit me barna nga lista esenciale, të cilën e bën ministria”. Drejtori Berisha, po ashtu njoftoi se është duke vazhduar projekti i vizitave sistematike shëndetësore në shkollat e Komunës së Malishevës.

Drejtoresha për kulturë, rini dhe sport, Blerta Krasniqi, njoftoi se janë drejt përfundimit të aktiviteteve që i takojnë këtyre tre sektorëve, sikur edhe drejtori i arsimit Avdi Morina, gjithashtu bëri të ditur se janë drejt përgatitjeve për përfundimin e gjysmë vjetorit të parë të këtij viti shkollor.

Sa i përket sigurisë, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Sejdi Paçarizi, njoftoi se gjatë fundjavës  janë regjistruar tri intervenime të njësisë së zjarrfikësve.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari Iska mirëpriti në takim Prof. Dr. Mazllum Baraliu

Nënkryetari i komunës së Rahovecit z. Fatmir Iska, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, mirëpriti në takim …