Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme diskutoi për situatën aktuale në Mitrovicë, lidhur me ndërtimin e murit në pjesën veriore të qytetit. Kryetari i Komisionit, Elmi Reçica pati vërejtje se nuk është bërë publik i gjithë projekti për rivitalizimin e urës. Deputetja, Puhie Demaku nga Vetëvendosja tha se kjo temë e diskutimit për murin e ka vendin në seancë plenare. Ndërsa Zafir Berisha nga Nisma ka konstatuar se muri është vazhdimësi e projekteve të Serbisë për ndarjen e Kosovës. Ai kërkoi pezullimin e këtij projekti dhe kërkoi tërheqjen e ministres Edita Tahiri. Pal Lekaj, nga AAK-ja tha se ky debat është i vonuar dhe sipas tij e habit fakti përse nuk kanë pasur informacione nga kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri për urën. Deputetja e PDK-së Blerta Deliu u shpreh se ndërtimi i murit është një projekt i rëndë dhe kërkoi rrënimin e murit, sepse ka shkelje të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Aida Dërguti: Kurtit nuk i konvenon të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit në prag të zgjedhjeve
Ish deputetja, Aida Dërguti ka shprehur mendimin se kryeministri Albin Kurti nuk është i interesuar …