Kryetari Bashota uron qytetarët për vitin 2017

Në urimin e kryetarit të komunës së Klinës z.Sokol Bashota thuhet: Të nderuar qytetarë, ju uroj Vitin e Ri kudo ku ndodheni, brenda ose jashtë, afër ose larg Kosovës, pranë ose jo vatrave familjare dhe të dashurve.

Për secilin prej jush, për të dashurit tuaj, për familjet tuaja:

Shëndet, punë, mirëqenie, paqe dhe fat.

Le të jetë ky vit që po troket një vit që do të konsolidojë edhe më tej arritjet tona më të mira dhe do të hapë perspektiva të reja për të gjithë.

Gëzuar!

Kontrolloni gjithashtu

Agim Aliu pret Çekun, diskutojnë për investimet në Ferizaj

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka pritur në takim, ministrin në detyrë …