Shtatorja e Anton Çetës vendoset para Institutit Albanologjik

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka takuar një delegacion të Këshillit Organizativ për Pajtimin e Gjaqeve, të udhëhequr nga Dom Lush Gjergji, Mulla Xhevat Kryeziu dhe Riza Krasniqi, me të cilët bisedoi për procedurat rreth vendosjes së Shtatores së Anton Çetës para Institutit Albanologjik.

Ministri Kujtim Shala u shpreh se figura e Anton Çetës është unike dhe si e tillë përfaqëson vlerat të jashtëzakonshme për Kosovën dhe identitetin e saj kulturor e shtetëror, vlera këto me të cilat krenohet populli i Kosovës.

Më tej ministri Shala shtoi se kjo shtatore është shenjë e vlerësimit për kontributin e tij të madh për kulturën dhe për humanizmin shqiptar.

Ndërmjet ministrit Shala dhe përfaqësuesve të Këshillit u bisedua për procedurat që po zhvillon MKRS-ja për të vendosur këtë shtatore, dhe u dakordua që sa më parë të vendoset gur-themeli.

MKRS-ja në projeksionin buxhetor sivjet ka paraparë 50 mijë euro për këtë projekt.

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …