Vazhdon dezinsektimi selektiv i zonave endemike në komunën e Malishevës

Fushata e dezinsektimit selektiv të zonave endemike në Komunën e Malishevës, vazhdon në  Malishevë dhe Këvasari. Aktiviteti i dezinsektimit selektiv është i paraparë me Planin strategjik për parandalimin dhe luftimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo.

Ky njoftim, shërben edhe për bletarët të cilët duhet të kenë kujdes të shtuar ndaj bletëve gjatë ditëve kur bëhet dezinsektimi selektiv.

Dezinsektimi selektiv vazhdon në këto fshatra, sipas këtij orari:

Me datë 09 dhe 10.06.2017, në qytezën e Malishevës,

Me datë 12.06.2017, në fshatin Kërvasari

Për fshatrat tjera do të ketë njoftim të ri në kohë reale.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit në mbështetje të protestës së komunave të Republikës së Kosovës

Bashkë me komunat e tjera të Republikës së Kosovës, edhe Komuna e Deçanit është në …