Mbahet mbledhja e ekzekutivit komunalë në Kaçanik  

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, udhëhoqi mbledhjen e ekzekutivit komunal, ndërsa prezantoi edhe Nënkryetari Ylber Bajra si dhe drejtorët e drejtorive komunale. Në takim mes tjerash u diskutua edhe për gjendjen në Komunën e Kaçanikut, pas reshjeve të borës. Drejtoria e Shërbimeve Publike njoftoi se tashmë të gjitha rrugët në territorin e Komunës së Kaçanikut janë të pastruara nga bora dhe të kalueshme për qarkullim, ndërsa vështirësi paraqiten në zonat më të thella malore. Kompania për mirëmbajtjen e rrugëve, edhe më tutje është në terren, duke bërë pastrimin e rrugëve tashmë edhe në fshatrat më të thella malore, ku zakonisht paraqiten vështirësi më të mëdha qarkullimi.

Mes tjerash në takim u bë e ditur se kanë filluar vizitat dhe matjet në shumë rrugë e rrugica në përgatitje të projekteve, të cilat rrugë janë paraparë që të rregullohen dhe asfaltohen për vitin 2018. Në takim nga drejtorët e drejtorive komunale, u bë e ditur se punët në sektor të ndryshëm komunal, në shërbime të ndryshme komunale, janë duke vazhduar pa ndonjë problem të theksuar.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e parë

Komiteti për Politikë dhe Financa i komunës së Vitisë ka mbajtur mbledhjen e parë për këtë …