Aksion i madh vullnetar për rregullimin e kopshtit të fëmijëve “Gezimi Ynë” në Viti

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nisur një aksion vullnetar të cilit u janë bashkangjitur rreth 100 vullnetar përfshirë edhe përfaqësues të institucioneve, diasporës, bizneset, prindër e qytetarë. Ata këtë fundjavë ja kanë kushtuar vullnetarizmit duke rregulluar kopshtin e çerdhes “Gëzimi Ynë” në Viti. Përndryshe në objektin e kësaj çerdhe janë duke vazhduar punimet me dinamikë të shtuar në rivitalizimin e këtij objekti. Kryetari Haliti i falënderoj të gjithë për pjesëmarrjen në këtë aksion në veçanti mërgatën që këto ditë është duke përkrahur shumë aktivitete të tilla.

Kontrolloni gjithashtu

Gjendja nën kontroll dhe rrugët të kalueshme pas reshjeve të shiut në komunën e Vitisë,

Pas reshjeve të pandërprera të shiut gjatë natës, gjendja në Komunën e Vitisë paraqitet stabile. …