AKTIVITETI I KONTRATËS SOCIALE NGA USAID U DISKUTUA EDHE ME DREJTUES E ZYRTARË KOMUNAL NGA RAHOVECI

Nënkryetari i Komunës së Rahovecit z. Fatmir Iska së bashku me drejtorë dhe zyrtarë komunal, përgjatë dy ditëve ishin pjesë e punëtorisë në kuadër të projektit për Kontratën Sociale e cila u realizua nga USAID. Aktiviteti kishte për qëllim zvogëlimin e  barrierave institucionale, rritjen e pjesëmarrjes publike të qytetarëve dhe tejkalimin e boshllëqeve të komunikimit në mes të komuniteteve dhe komunës. Aktiviteti-Kontrata Sociale, do t’ua mundësoj zyrtarëve komunal dhe pjesëtarëve të komunitetit që bashkërisht të identifikojnë problemet kyçe me të cilat përballet komuniteti i tyre, të hartojnë plane veprimi për t’i adresuar ato probleme dhe të punojnë përkrah njëri-tjetrit për t’i realizuar ato. Kontrata Sociale, në parim ka buxhetimin e projekteve me pjesëmarrje, duke bërë kështu qytetarët pjesë e vendimmarrjes.

Kontrolloni gjithashtu

Gjendja nën kontroll dhe rrugët të kalueshme pas reshjeve të shiut në komunën e Vitisë,

Pas reshjeve të pandërprera të shiut gjatë natës, gjendja në Komunën e Vitisë paraqitet stabile. …