Aktivizohet Shtabi Emergjent Lokal në Deçan

Kryetari i Komunës së Deçani, Bashkim Ramosaj, ka thirrur mbledhje të Shtabit Emergjent, në të cilën është diskutuar për situatën aktuale shëndetësore dhe hapat që duhet të ndërmerren me tutje në funksion të ruajtjes së shëndetit publik. Në takim u diskutua edhe për vendimin e fundit të qeverisë për masat e reja në mbrojtje të shëndetit publik dhe kërkesës për riaktivizimin e Shtabeve Emergjente. Shtabi Emergjent i bën thirrje qytetarëve të komunës së Deçanit që të respektojnë masat dhe rekomandimet e IKSHP-së, pasi ruajtja e shëndetit është përgjegjësi e përbashkët e jona.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i ndau mirënjohje z. Januz Selimi për kontributin në fushën e arsimit gjatë viteve 90-ta

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, priti sot në takim z. Januz Selimi, i …