Ambulanta në fshatin Goshicë të komunës së Vitisë paraqet një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të shërbimeve shëndetësore. I pranishëm në përurimin e saj ishin, kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, drejtoresha komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Merrushe Ahmeti, Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Vjollca Kadolli dhe zyrtarë tjerë komunal si dhe qytetarë të shumtë.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
