Brickos

Angazhim i përbashkët për një teatër të fuqishëm, me vlera dhe reprezentues

Në vazhdën e vizitave nëpër institucionet e kulturës, të cilat për synim kanë njohjen më për së afërmi me programet, sfidat dhe aktivitet e tyre, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka vizituar sot Teatrin Kombëtar të Kosovës, ku është takuar me drejtorin e këtij institucioni, Agim Sopin, drejtorin artistik, Agon Miftari, me drejtorin e Baletit Kombëtar të Kosovës, dhe me anëtarët e Këshillit Drejtues.

Ministri Shala u informua rreth aktiviteteve të teatrit, me repertorin e sivjetshëm, si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ky institucion i rëndësishëm i kulturës së Kosovës.

Ministri Shala u shpreh se MKRS-ja po punon intensivisht për konsolidimin dhe fuqizimin e mëtejmë të institucioneve të kulturës, duke investuar në infrastrukturë, mbështetje financiare dhe me legjislacion modern.

Ministri Shala më tej u shpreh se në funksion të mbështetjes dhe fuqizimit të rolit të teatrit në shoqëri, sivjet është rritur buxheti për këtë institucion. Po ashtu, ministri Shala premtoi rritje të mëtejmë të mbështetjes për këtë institucion të rëndësishëm të kulturës së Kosovës.

Drejtuesit e Teatrit Kombëtar të Kosovës e falënderuan ministrin Shala për bashkëpunimin e ngushtë dhe se u shprehën se bashkëpunimi po ndikon dukshëm në funksion të rritjes së rolit të tetarit në shoqëri, duke shtuar se Kosovës i duhet një teatër i fuqishëm, me vlera dhe reprezentues.

Në këtë takim u tha se teatri sivjet ka një program mjaft të pasur dhe deri në fillim të qershorit do të ketë tri premiera. Po ashtu, drejtuesit e këtij institucioni u shprehën se kanë angazhuar skenaristë dhe njerëz të rëndësishëm të teatrit evropian, që i japin një vlerë shtesë repertorit të sivjetshëm.

Në këtë takim u bisedua edhe rreth sfidave që ka teatri, veçmas ato që lidhen me kompletimin e Ansamblit Rezident.

Siç kemi bërë të ditur edhe më parë, MKRS-ja ka ndarë sivjet 330 mijë euro për renovimin e Teatrit Kombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …