Brickos

ISIS: Këto janë pasojat e bombardimeve të vendeve europiane në Siri!

Terroristët e Shtetit Islamik, Siri Irak, pas sulmeve në Bruksel kanë paralajmëruar sulme të reja në Europë. Në një postim të tyre në Internet thuhet se sulmet e sotme u bazuan në planifikim, zbatim dhe shpejtësi. Ndërkohë përkrahësit e IS-it janë ekzaltuar në rrjet pasi kjo mori përsipër sulmet e Brukselit. Mbështetësit e xhihadistëve kanë shpërthyee me brohoritjen: “Brukseli në flakë. Lironi Salah Abdeslamin, ose do të sulmoheni sërish, shkruan një mbështetës i xhihadistëve. Shpërthimet e Brukselit janë një pjesë e vogël e asaj që të krishterët duhet të paguajnë”, thuhej në një tjetër status. Ndërkohë një tjetër përdorues me flamurin e IS si foto profili shkruan se “Këto janë pasojat e bombardimeve të vendeve europiane në Siri. Vendet evropiane kanë ngritur në shkallën më të lartë masat e sigurisë, me qëllim për të parandalira sulemt e mundshme e të ngjashme. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …