leoni

Arrin në 18 numri i të shëruarve në Komunën e Malishevës

Bazuar në shënimet zyrtare nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në vend, numri i të shëruarve në Komunën e Malishevës, të cilët kanë qenë të prekur me virusin COVID-19, ka arritur në 18 persona, pasi është konfirmuar edhe një person i shëruar. Po ashtu është shënuar edhe një rast i prekur me COVID-19, dhe numri i të prekurve në Komunën e Malishevës, arrin në 70 persona.

Bilanci i deritanishëm me COVID – 19 në Komunën e Malishevës, është si vijon: 70 të prekur, 1 i vdekur dhe 18 të shëruar.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Në 25-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndjeva krenari dhe motiv të jashtëzakonshëm për rrugën përpara

Me besim në Zot, Atdhe e Shtet – përherë dhe përgjithmonë! Në 25-vjetorin e Aleancës …