Asfaltohen rrugë të lagjeve në Goshicë të Vitisë

Realizimi i projekteve, që kanë të bëjnë me asfaltimin e rrugëve nëpër lagje të lokaliteteve të ndryshme të komunës së Vitisë, kanë vazhduar edhe të martën. Kryetari i komunës Sokol Haliti ka parë nga afër punimet në asfaltimin e rrugës në lagjen Fetahaj në Goshicë. Me këtë rast, kryetari Haliti ka thënë se do të vazhdohet me asfaltimin edhe të rrugëve të tjera nëpër lokalitete, në vazhdën e këtij projekti që ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore në komunën e Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …