Kryetari Aliu priti skuadrën që zuri vendin e parë në garat shkollore të baskebollit

Sukseset në sport po shënojnë një epokë të re të shembujve të të rinjve nga Kosova në Evropë. Një grup të tillë sportistësh të Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” bashkë me profesorin e tyre Shuajb Hajrullahu e priti në zyrën e tij, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar edhe nga drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani. Ekipi i basketbollistëve zunë vendin e parë në garat shkollore në nivel republikan, me ç’rast të parit të Ferizajt, Agim Aliu ia sollën kupën e fitores në zyrën e tij. Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu tha se sukseset e tilla bëjnë krenarë fillimisht familjen, shkollën, institucionet si dhe mbarë shoqërinë tonë. Ai duke i përgëzuar për suksesin basketbollistët e rinj, shtoi se edhe qeverisja lokale ka një program të veçantë masash dhe mbështetje për familjen, sportin e rekreacionin, investim ky i rëndësishëm në një shoqëri të shëndosh. Kapitenja e skuadrës së basketbollit, Agnesa Rrahmani, ish anëtarja e Përfaqësueses së Kosovës në basketboll në gjeneratën e saj, koshashënuesja e 5-të në Evropë në kategorinë e saj dhe gjithë mysafirët falënderuan të parin e Ferizajt, Agim Aliu për pritjen dhe mbështetjen e ofruar, duke siguruar këtë të fundit se do të angazhohen maksimalisht për rezultate të reja domethënëse.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …