leoni

Asfaltohet një rrugë në fshatin Beguncë

Në Beguncë të Vitisë, është asfaltuar rruga alternative pranë shkollës fillore të mesme të ultë “Ahmet Hajdari”. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka ndjekur për së afërmi punimet të cilat po zhvillohen. Aty ai është pritur edhe nga banorët të cilët theksuan se asfaltimi i kësaj rruge është në interes të banorëve pasi që në afërsi të kësaj shkolle mbahet turniri tradicional në futboll të vogël “2 Korriku” i cili çdo vit mbledh sportdashës nga Kosova dhe jashtë saj duke potencuar se me këtë rrugë do të krijohet lëvizje e lirë e pjesëmarrësve në komunikacion.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ka vizituar sot fshatin Lubishtë të …