leoni

Takohet Shtabi Emergjent në Suharekë

Shtabi Emergjent i themeluar nga Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, janë takuar për të parë se deri ku kanë arritur me vlerësimet e dëmeve si dhe për të raportuar para Kryetarit Muharremaj. Kryetari Muharremaj e ka informuar Shtabin me gjendjen e tanishme në terren ku ka njoftuar për vizitën e Kryeministrit Haradinaj së bashku me disa vartës te tij qeveritarë që vizituan Suharekën, ai ka njoftuar se Kryeministri i ka marrë të gjitha informacionet se çfarë ka ndodhur në territorin e komunës sonë por edhe i ka parë vetë duke dalur në terren në disa fshatra dhe në qytet në Suharekë. Kryetari ka vazhduar duke thënë se do ta krijojmë një komision për vlerësimin e gjendjes pasi që tash vetëm janë ndarë 1.5 milion duro për ta sanur gjendjen. Ky komision do të formohet nga Shefat e Grupeve të Asamblistëve të Kuvendit Komunal.  Ka njoftuar se kemi pasur donacione të ndryshme nga disa kompani por edhe nga disa qytetarë vullnetarë. Ndërkaq KFORI, ka deklaruar se kemi sjellë një cisternë me ujë me 8 mijë litra ujë, por shumë pak kemi pasur kërkesa të ujit të pijes. Kryetari ka kërkuar nga KFORI që nëse kanë mundësi të na ofrojnë ndihmë në pastrimin e lumenjve. Përfaqësuesi i KFOR-it është përgjigjur duke thënë se përgjigjen për këtë do ta keni nesër. Kryetari Muharremaj ka treguar që do të ndahen në tri kategori, të prekurit nga vërshimet dhe do të fillojmë në përkrahje së pari ata të cilët vërtetë nuk kanë mundësi që vetë ta bëjnë sanimin e situatës nëpër shtëpitë e tyre.  Te gjithë të pranishmit në takim janë dakorduar që t’u ndihmohet qytetarëve që vërtetë kanë nevojë për të. Është pyetur nga kryetari edhe FSK-ja, nëse kanë mundësi që të na ndihmojnë në pastrimin e puseve me pompa të mëdha. Përfaqësuesit e FSK-së, janë përgjigjur duke thënë se na e bëni kërkesën dhe ne do të jemi çdo herë në dispozicionin tuaj.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në …