Atraksionet Turistike në Komunën e Deçanit

Drejtoria për Ekonomi dhe Zhvillim në Komunën e Deçanit, përkatësisht drejtoresha e këtij dikasteri Fitore Hulaj, me bashkëpunëtorë si dhe zyrtar nga drejtorit komunale, kanë pritur në takim Zyrtarët e Departamentit te Turizmit në Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Lindita Rashica, Sanije Ahmeti dhe Albina Jashanica. Gjatë këtij takimi u diskutua për listën e atraksioneve turistike në komunën e Deçanit. Sipas kësaj liste deri më tani kemi të evidentuara 57-të atraksione turistikë që mund të vizitohen nga turistët, ku mund të qëndrojnë edhe për fjetje po ashtu mund të shijojnë ushqimet tradicionale dhe mund të blejnë prodhime vendore, po ashtu në këtë takim është biseduar për sfidat e promovimit të turizmit dhe rregullimin e infrastrukturë dhe sfida e tjera ligjore. Pas prezantimit të resurseve që ofron komunën e Deçanit, bashkë u dakorduan që në një të ardhme të afërt të realizojnë një guid-turistike ku të gjitha këto resurse të promovohen përmes kësaj guide, po ashtu Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë do të promovoi edhe në portalin e sajë turistik resurset që ofron komuna e Deçanit dhe të vazhdoi bashkëpunimi mes këtyre dy institucioneve.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …