AZHRV organizoi në Mitrovicë takim informues për biznese lidhur me pakon BAS

Kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, foli të martën në cilësinë e biznesmenit  në një takim të bizneseve të organizuar nga Agjensioni për Zhvillim Rajonal–Veri (AZHRV), në të cilin u bë prezantimi i Pakos së Shërbimeve Këshilluese për Bizneset (BAS) e në të cilën morën pjesë dhjetëra biznesmenë nga rajoni i Mitrovicës.

Kryetari Bahtiri  me këtë rast tregoi përvojën e tij si biznesmen i suksesshëm në Holandë. ,,Është shumë e vështirë të jesh gjithmonë i suksesshëm, andaj biznesmeni duhet të jetë këmbëngulës, i përkushtuar dhe i përgjegjshëm në biznesin e tij, duke vepruar gjithnjë në kuadër të normave ligjore dhe tregut”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.

Bizneset informohen më gjerësisht nëpërmjet një trajnimi një ditor mbi pakon Bas, (Pakoja e Shërbimeve Këshilluese për Biznese).

Drejtoresha e AZHRV-së, Rreze Duli, fillimisht falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë konferencë, për të cilën tha se ka për qëllimi të krijojë bashkëpunim në mes bizneseve  dhe institucioneve dhe ka të bëj kryesisht me zhvillimin e shërbimeve këshilluese për biznese.

Sipas saj, aktiviteti në këtë fushë është zhvilluar përmes  projektit të financuar nga BE ,,Forcimi i përfshirjes sociale dhe fuqizimi ekonomik i grupeve të margjinalizuara në Mitrovicë“, realizuar nga Këshilli Danez për Refugjat dhe Fondacioni MDA, në bashkëpunim të ngushtë me AZHRV.

Linda Shala,  biznesmene e suksesshme nga Mitrovica, por që jeton  në Prishtinë, ku edhe ushtron biznesin e saj,  foli në temën “Sfidat në biznes nga këndvështrimi praktik”. Ajo ju tha përfaqësuesve të bizneseve se për të qenë një biznesmen i suksesshëm, duhet së pari të jesh i vendosur dhe  ta donë punën.

Për tema të tjera të rëndësishme për biznese, folën njohësit e mirë të bizneseve, Faton Sopa, Arben Avdiu dhe Lekë Zogaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …