Banorët e fshatit Ratkoc vazhdojnë traditën e dhënies vullnetare të gjakut

Banorët e fshatit Ratkoc të Komunës së Rahovecit, për të dhjetin vit me radhë dhurojnë gjak vullnetarisht. Organizimi i dhurimit vullnetar të gjakut në këtë fshat është bërë në bashkëpunim të plotë me Qendrën e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut në Prishtinë, Këshillit Organizativ në fshatin Ratkoc dhe Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale. Thirrjes  për të dhuruar gjake u janë përgjigjur shumë qytetarë dhe zyrtar të institucioneve lokale përfshi këtu edhe Kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe zyrtar tjerë të qeverisë Komunale të Rahovecit. Koordinatori i Këshillit Organizativ për Organizimin e 5 Shkurtit, Shani Hoti ka thënë se numri i dhuruesve vullnetar të gjakut në vitin 2017 ka qenë 250, dhe duke u bazuar në organizimin e këtij viti ne parashikojmë që ky numër të jetë më i madh se sa vitin e kaluar.

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …