Kryetari Latifi vizitoi fabrikën e miellit “M&Sillosi”

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar nga Fatmir Iska, nënkryetari i Komunës, drejtori i Inspeksionit Besnik Hoti dhe Ervin Hoxha drejtor i DKRS, kanë vizituar fabrikën e miellit “M&Sillosi”, ku janë pritur nga drejtori, Dardan Shala. Në takim u bisedua për bashkëpunimin në mes të Komunës dhe fabrikës “M&Sillosi”. Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, gjatë vizitës së bërë fabrikës së miellit “M&Silosi” e ka përgëzuar stafin për punën e bërë dhe për rezultatet e arritura, rezultate këto siç tha ai të cilat janë vlerësuar edhe jashtë Republikës së Kosovës. Gjithashtu, Kryetari Latifi, drejtuesve të fabrikës u premtoj bashkëpunim dhe përkrahje të vazhdueshme institucionale. Drejtori i fabrikës së miellit “M&Sillosi” Dardan Shala, e ka falënderuar Kryetarin Latifi, për vizitën dhe ofrimin e bashkëpunimit. Ai e ka njoftuar me gjerësisht Kryetarin Latifi, për fabrikën duke thënë se “M&SIllosi” është furnizues ndërkombëtar dhe prodhues më i madh në rajon me miell me cilësi të lartë. Prodhimet në fabrikë janë në kuadër të standardeve më të larta ISO dhe HACCP duke përfshirë standardin më të lartë në botë të sigurisë ushqimore FSSC 22000, IFS dhe BRC.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …