Bashkatdhetari Paçarizi sjellë edhe 50 kompjuter për shkollat e Malishevës

Bashkatdhetari profesor Agim Paçarizi, një ish i përndjekur politik, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, ka sjellë edhe një donacion nga Zvicra, për Komunën e Malishevës. Edhe zyrtarisht, profesor Paçarizi, ja ka dorëzuar kompjuterët, kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka falënderuar Paçarizin për këtë donacion me rëndësi për shkollat, përkatësisht për pajisjen me kompjuter të shkollave. “Kjo nuk është hera e parë që profesor Paçarizi, na ndihmon dhe për këtë e falënderojmë pa masë, pasi edhe pse jeton në Zvicër, vazhdon të jep kontributin e tij për vendin, ndërsa kompjuterët e sjellë, janë shumë domethënës, pasi neve na ndihmon që shkollat gradualisht të kompletohen me kompjuter”, tha Begaj. Ndërsa profesori Agim Paçarizi, ka thënë se këta kompjuter i ka siguruar nga Universiteti i Frieburgut, me të cilin kanë bashkëpunim të mirë dhe ky nuk është donacioni i vetëm, pasi edhe më parë ky universitet zviceran, ka ndihmuar me mjete konkretizuese për shkolla. Donatorin e ka falënderuar edhe drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Në 25-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndjeva krenari dhe motiv të jashtëzakonshëm për rrugën përpara

Me besim në Zot, Atdhe e Shtet – përherë dhe përgjithmonë! Në 25-vjetorin e Aleancës …