Brickos

Komuna e Suharekës për 21 Projekte ka shpallur tenderë

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka mbajtur takim me Këshillin e drejtorëve komunal, ku janë diskutuar shumë gjëra me rëndësi për qytetarët dhe Komunën në përgjithësi. Kryetari Muharremaj, fillimisht është interesuar rreth punëve në Drejtorinë e Shërbimeve Publike, rreth fillimit të Projekteve që janë planifikuar për këtë vit. Këtu u tha se këtë javë janë shpallur edhe 21 projekte të reja brenda të cilave janë 26 rrugë të ndryshme. Para kryetarit kanë raportuar edhe drejtorët tjerë të drejtorive komunale, si nga drejtoria për Ekonomi dhe Financa ku u tha se janë në proces të regjistrimit të objekteve të reja për tatimin në pronë, ndërsa drejtoria e Kulturës ka bërë të ditur se janë shpallur tenderë edhe për tri fusha sportive nëpër Shkolla. Kurse drejtoria e Bujqësisë, ka njoftuar për ekspertët bujqësorë që janë në terren dhe po japin këshilla për fermerë, si dhe për Projektin e fshatit Studeçan që është dorëzuar në Ministrinë e Bujqësisë. Në këtë takim u bë fjalë edhe për përgatitjet që po bëhen për shënimin e ditës së tokës, ku Komuna e Suharekës do të bëjë pastrimin gjeneral të të gjitha mjediseve anë e mbanë Komunës.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë rregullon edhe një fushë sportive me shtresë gome

Komuna e Vitisë, po vazhdon punën në rregullimin e hapësirave sportive për të rinjtë vitias. …