Në tryezën e organizuar nga Qendra për Punë Sociale në Rahovec dhe OSBE-ja, sot, mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, ku të pranishëm ishin dhe përfaqësues institucionalë, profesionistë të fushës sociale, të sigurisë, të arsimit dhe nga organizatat partnere.
Mbështetja e fushatës “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore” ka për qëllim diskutimin e rasteve të dhunës ndaj fëmijëve dhe të miturve si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për parandalim dhe reagim më efikas.
Në emër të Komunës së Rahovecit, kryetari tregoi gatishmëri për të mbështetur mekanizmat mbrojtës, për të forcuar kapacitetet lokale dhe për të qenë partner aktiv në çdo iniciativë që mbron fëmijët dhe të miturit.