Bashkë për promovimin e efiçiencës së energjisë në Ferizaj

Projekti CBCEcoKid, i financuar përmes Programit të Bashkimit Evropian për Bashkëpunim Ndërkufitar Kosovë – Republika e Maqedonisë së Veriut, zhvilloi në Ferizaj punëtorinë e radhës me temën ’Efiçienca e Energjisë dhe roli i saj në mjedis’, ku pjesëmarrës ishin përfaqësuesit e komunës, ekspertë ambinetalistë, përfaqësues të shoqërisë civile si dhe nga të katër institucionet publike arsimore të cilat janë mbështetur përmes aktiviteteve infrastrukturore të projektit. Gjatë këitj aktiviteti, pjesëmarrësit u inkurajuan që të përfshihen aktivisht në diskutime dhe të ndajnë përvojat dhe këndvështrimet e tyre mbi temat e trajtuara lidhur me sfidat dhe nevojën e promovimit të energjisë së rpërtërishme dhe mbrojtjen e mjedisit në komunën e Ferizajt. Diskutimi lidhur me gjetjet e rekomanduara nga raporti mbi ndotjen e ajrit dhe shpyllëzimin në komunën e Ferizajt ishte një mundësi e mirë që të pranishmit të informohen më konkretisht lidhur me nevojën për adresimit e sfidave të identifikuara në këtë fushë. Ky raport i prezantuar nga Prof. Bedri Dragusha është hartuar me mbështetjen e projektit CBCEcoKid. Gjithashtu, të pranishmit u informuan edhe me procedurat dhe rrregullativat në fuqi në Kosovë lidhur me instalimin e paneleve solare dhe funksionalizimin e tyre në objektet e vendosura. Prezantimi i inxhinierit Edon Neziri pasqyroi konkretisht procedurat dhe hapat e ndërmarrë gjatë procesit të instalimit të paneleve solare në katër institucionet publike arsimore në Ferizaj: Gjimnazi ‘Kuvendi i Arbërit’, ShMFU ‘Gjon Serreçi’, ShMFU ‘Jeronim De Rada’ dhe në çerdhen ’Ardhmmëria Jonë’, të përkrahura përmes projektit. ‘Falënderojmë shumë Bashkimin Evropian dhe gjithë stafin profesional të projektit CBCEcoKid për përkrahjen financiare dhe punën e mirë që kanë bërë përmes realizimit të aktiviteteve të projektit. Edhe kjo ngjarje e organizuar sot do të nxisë edhe më shumë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e njohurive midis akterëve relevantë në Komunën e Ferizajt duke kontribuuar në arritjen e objektivave të përbashkëta për një mjedis më të pastër dhe mirëqenie më të mirë të qytetarëve’, tha Barjam Rexhepi, Drejtor i Gjimnazit ’Kuvendi i Arbërit në Ferizaj.

Kontrolloni gjithashtu

272 studentë vitias përfitues të bursave komunale

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti bashkë me drejtoreshën e arsimit Arta Ajeti, kanë …