Bashkim Ramosaj: Urime Dita e Çlirimit, Deçan!

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj me rastin e 16 Qershorit – Dita e Çlirimit të Deçanit me anë të një postimi në profilin e tij në facebook,

ka shkruar se përjetësisht është mirënjohës ndaj luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, NATO-s në krye me SHBA-të dhe gjithë aleatëve tanë që i qëndruan afër popullit shqiptar.

“Sot gëzojmë lirinë falë sakrificës së tyre dhe Deçani feston me krenari 26-vjetorin e çlirimit.

Lavdi e nderim brezave që e çliruan dhe ndërtuan shtetin tonë, ka shkruar ndër të tjera kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Komuna në seancën solemne ka shpallur qytetar nderi kolonelin amerikan Todd Jacobus.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati priti Rexhep Gunduz nga diaspora shqiptare në Turqi

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati i shoqëruar nga nënkryetari i Komunës së …