Bëhen përgatitjet e nevojshme për tenderimin e Qendrës Komerciale në Mitrovicë

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka takuar drejtorin ekzekutiv financiar  të kompanisë “RECURA”, Besart Disha, me bashkëpunëtorë, me ç’rast temë diskutimi ishte përmbyllja e procesit për dosjen e tenderimit për dhënie në shfrytëzim të objektit Qendra Komerciale, si pjesë e kompleksit të objekteve të ndërtuara nga BE-ja. Në takim morën pjesë edhe nënkryetari i komunës, Safet Kamberi dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Sami Zeka.

Pasi që u mor edhe qëndrimi i Zyrës ligjore lidhur me ligjshmërinë e tenderimit, të pranishmit u dakorduan që krahas pranimit teknik të objektit, të përshpejtohen të gjitha procedurat për tenderimin e objektit.

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, tha se komuna do t’i kryej me kohë të gjitha obligimet e veta, por kërkoi që këtë ta bëjnë edhe të tjerët, në mënyrë që edhe procesi i përzgjedhjes së organeve të Ndërmarrjes Publike, që do të administroj me objekte, të kryhet me kohë dhe sipas dispozitave ligjore.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi ofron mbështetje për gratë në sektorin e bujqësisë, në punët artizanale në politikë e vendimmarrje

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka takuar gra nga pjesë të ndryshme …