leoni

Belinda viziton kryetarin e Deçanit z.Selmanaj

Të martën kryetari i komunës së Deçani z.Rasim Selmanaj  ka pritur në një takim këngëtaren Deçanase, Belinda Iberhysaj bashkë më babain e saj, Luanin.

Belinda, në audicionet e fshehta të programit për talentet muzikore “The Voice” në Belgjikë, ishte paraqitur duke impresionuar jurinë me performancën e saj, duke bërë kështu që anëtarët e jurisë t’i kthejnë karriget për të, që në sekondat e para.

Iberhysaj atje këndoi “Ho Hey” të “The Lumineers” dhe në fund zgjodhi që të jetë në ekipin e këngëtarit amerikan, Beverly Jo Scott.

“The Voice” është program i cili mëton të zbulojë zërat më të bukur dhe më të fuqishëm çdo vit, duke u organizuar në shumë vende të botës, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

Me këtë rast kryetari Selmanaj, Blindës i dëshiroi suksese në rrugëtimin e sajë dhe e ftoi që të jetë pjesë e koncertit i cili do të mbahet më 06 Gusht 2016 në Deçan.

Kontrolloni gjithashtu

Institucionet komunale të Skenderajt me homazhe përkujtuan heroin, Malush Ahmeti

Në nderim të rënies heroike të komandantit Malush Ahmeti, 26 vjetë më parë, kryetari i …