Nebih Rexhepi

Nebi Rexhepi: Qeveria në vend se të lobojë për mbrojtjen e kufijve, ajo ia falë Malit të Zi 8.000 hektarë tokë

Se politikanët tanë kanë dështuar në tërësi, kjo më nuk është ndonjë risi. Por risi është se kanë dështuar si në hapësirën tokësore ashtu edhe në hapësirën ajrore.

Po bëhet gati një vit që kur është nënshkruar për “zajednicën”nga Jugo-komunisti  Isa Mustafa  kuptohet me ndihmën e Hashim Thaçit. Dhe pa hezitim vazhduan duke falur territor lidhur me demarkacionin me Malin e Zi. Por për fat ende nuk është ratifikuar nga Kuvendi. Ky është dështim në hapësirën Tokësore,por Serbia duke e parë  paaftsinë politike të Kosovës pa u vërejtur thuaja nga as kush është në ofensivë të furishme diplomatike që të marri kontrollin e hapsirës ajrore. Se sa është e rëndësishme kontrollimi i hapsirës ajrore e dinë më së miri ekspertët ushtarakë të Aviacionit dhe Fizicientët. Nuk është e mirë heshtja e Agim Çekut dhe Naim Malokut si ekspert të lartë ushtarakë,sa për sqarim të thjeshtë nëse Serbia e merr kontrollin e hapsirës ajrore atëher mundë t’i numroi sa lugë ke në shportë dhe mundë të dijë ç’ke në veksh pa e futur lugën,e lëre më të tjerat…Dhe nëse nuk ndërmerret diç në këtë drejtim,ky do të jetë dështim edhe në hapsirën Ajrore.

Tek dështimi në rrafshin tokësor, që nga nënshkrimi duar lehtë dhe i pa paramenduar mirë si dhe i pa diskutuar paraprakisht nga Kuvendi gjatë  pushimeve të kaluara verore.  Serbia erdhi  në Kosovë. Si “shpërblim” e solli car Llazarin dhe për ta kolonizuar përsëri Kosovën në stilin e  akademikëve anti shqipëtar. Për tu ulur komodë në Graçanicë dhe për ti shtrirë këmbët në Shtërpcë, Brezovicë dhe gjithë andej ku janë serbët. Nga kjo delë se Kosovës ngadalë  po i hynë Gangrena në këmbë,ku vështirë se mundë të shërohet, edhe ashtu mezi po qëndron në këmbë të lodhura. Sa i përket car Llazrit duhët bërë një paralele me car Dushanin i cili ende pa u vendosur në Shkup e tërë Popullata Shqiptare  u ngritën në këmbë dhe e kundërshtuan. U përpoçën aq sa mundën,por kur u pa se është e pa mundur,e dhunuan car Dushanin dhe e urinuan. Kurse në  Kosovë car Llazari rri kokë lartë dhe i pa penguar nga as kushë ?!?!.  Kjo u pa në Mitrovicë. Anomali e  llojit të vet, paradoks i vërtetë.

Kurse tash që po afrohën pushimet verore popullata e lodhur nga pa punësia mezi po pretë që të vijë mërgata.Kurse mërgata edhe ashtu e dezorientuar,por për fat të mirë pasi bregdeti Shqipëtar është për momentin më tërheçës ata do të vijnë në numër të madhë. Sigurishtë se pritët një shkuarje masive e mërgatës dhe popullatës së bashku sidomos në Breg Detin Shqipëtar. Kurse këtë rast më së miri po duan që ta shfytëzojnë si politikanët e Kosovës ashtu edhe ata të Sërbisë dhe Evropës. Të cilët janë vënë në ofansivë sidomos lidhur me Demarkacionin me Malin e Zi. Qeveria në vend se të loboi për mbrojtjen e kufinjëve,ajo loboi të kundërtën. Por për fat të mirë këtë  e pengoi me mjaft sukses opozita e bashkuar,e cila për fat të keq edhe ajo filloi të përqahët. Në të kaluarën Shqipëtarët i ka bashkuar vetëm armiku dashtë Zoti që kësaj radhe të bashkohët opozita,në të kundërtën gjërat po shkojnë si mos më keqë. Por përqarja më shqetsuese është ajo mes dy politikanëve më të mirë për momentin në Kosovë Jakup Krasniqit dhe Albin Kurtit,sejcili më meritor se tjetëri për Kauzën Kombëtare. Dhe që të dy kanë të drejtë,por do ishte e mirë që për hirë të situatës çfarë gjendet Kosova as në Tokë e as në Qiellë, t’ia shtrijnë dorën njëri tjetrit dhe të bashkuar me ç’do kushtë ta mbrojnë edhe kësaj radhe Kufirin e Kosovës. Sepse që të dy janë sypatrembur dhe të vendosur.

Kurse kushtëzimi i Evropës për liberalizimin të vizave  me demarkacionin është më se i pa drejtë dhe i turpshëm. Kur dihët se që pas luftës ata janë në Kosovë dhe nuk kanë bërë as edhe një gjë të mirë,dhe me plotë kuptimin e fjalës kanë dështuar. Që nga pas lufta ata janë marrë vetëm me ndjekjen e pjesëtarëve të UÇK-së me dosje të fabrikuara nga regjimi gjakatar i Millosheviqit. Deri sa para hunëve të tyre lulëzonte korrupsioni,jo vetëm që nuk e luftonin,por tërthorazi e stimulonin duke qenë edhe vetë pjesëmarrës.

Pushimet e verës erdhen,një erë e nxehtë politike po fillon. Opozitës i dëshirojmë sukses,dashtë Zoti që t’i lënë anash interesat partiake se kufiri i Kosovës nuk njehë grupim politikë,por fat i mirë është se edhe brenda shumicës në Kuvendë po shfaqën zëra shpresë dhënës.Do ishte mirë që edhe nga partia e dalur nga lufta pra PDK-ja të ketë zëra patriotikë. Se si do shkoi puna: ruana Zot nga pushimet verore politike.

Kontrolloni gjithashtu

Skender Demaliaj

Dr. Skënder Demaliaj; Faktorët që ndikojnë tek fëmijët për t’u bërë të dhunshëm e për të kryer krime janë shumëdimensionalë II

Faktorë ekonomik: varfëria, veçanërisht në zonat rurale e të izoluara nga pjesët e tjera të …