leoni

Bizneset e Ferizajt të interesuara për grantet që ofron MZHR

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj në bashkëpunim me AZHR-në kanë organizuar sesion informues për grantet për biznese që do të ofron Ministria e Zhvillimit Rajonal. Në këtë takim u tha se Ministria e Zhvillimit Rajonal ka ndarë një shumë prej rreth 1,500,000.00€ (një milion e pesëqind mijë euro), e cila do të ndahet për të tri kategoritë në mënyrë të balancuar për Rajonet Zhvillimore:

  1. Në kategorinë Start-Up kanë të drejtë aplikimi individët që nuk kanë ende biznese të regjistruara. Aplikimi mund të bëhet për sektorët dhe veprimtaritë pa përjashtim (përveç tregtia, ndërtimtaria, bujqësia, shëndetësia dhe arsimi);

  2. Në kategorinë LOT 1 – biznes ekzistues kanë të drejtë aplikimi sektorët dhe veprimtaritë pa përjashtim (përveç tregtia, ndërtimtaria, bujqësia, shëndetësia dhe arsimi);

  3. Në kategorinë LOT 2 – biznes ekzistues kanë të drejtë aplikimi vetëm bizneset që segment të veçantë e kanë prodhimin (ndalohen tregtia, ndërtimtaria, bujqësia, shëndetësia dhe arsimi).

Grandet do të ndahen në tri kategori, si vijon:

  1. Start – Up – i dedikohet ideve të biznesit për Start-up të cilat nuk janë ende të regjistruara si biznese;

  2. LOT 1 – Biznese ekzistuese – Ndërmarrjet mikro dhe të vogla me një qarkullim prej 2,000.00€ deri në 29,999.99€ nga viti i fundit kalendarik, të dëshmuara nga ATK;

  3. LOT 2 – Biznese ekzistuese – Ndërmarrjet mikro dhe të vogla me një qarkullim prej 30,000.00€ deri në 300,000.00€ nga viti i fundit kalendarik, të dëshmuara nga ATK.

Shumat e grandeve:

Start-up

Nga 2,000.00 € deri në 5,000.00 €;

LOT 1 – Biznes ekzistues – Ndërmarrjet mikro dhe të vogla

Nga 5,001.00 € deri në 15,000.00 €;

LOT 2 – Biznes ekzistues – Ndërmarrjet mikro dhe të vogla

Nga 15,001.00 – 25,000.00 €.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …