Bllokohet rruga N2 – Prishtinë-Hani i Elezit në Grykën e Kaçanikut

Ministria e Infrastrukturës njoftojmë qytetarët se për shkak të reshjeve të shiut, në rrugën N2 – Prishtinë-Hani i Elezit, në Grykën e Kaçanikut janë shkaktuar rrëshqitje të dheut,  kështu që kjo pjesë e rrugës është mbyllur tërësisht dhe aktualisht është e pakalueshme.

Rruga është bllokuar në pjesën te muri mbrojtës, ku kohë më parë pati intervenuar KFOR-i.

Kompania për mirëmbajtjen e rrugëve është duke punuar dhe duke bërë përpjekje për ta liruar sa më parë pjesën e bllokuar të rrugës.

Me këtë rast kërkojmë nga qytetarët që të kenë mirëkuptim deri në sanimin e gjendjes së shkaktuar, ndërsa për lirimin e rrugës do t’ju njoftojmë me kohë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …