Nisma ka publikuar skandalin e Kuvendit për shkeljet e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë

Nisma ka publikuar skandalin e Kuvendit për shkeljet e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë

Nisma për Kosovën sot ka mbajtur konferencë për medie, ku anëtari i kryesisë së NISMA për Kosovën, Bajram Ajeti, ka folur rreth skandalit të Kuvendit të Kosovës në lidhje me shkeljet ligjore në plotësim-ndryshimin e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë.

Anëtari i kryesisë së NISMA-s, Bajram Ajeti ka thënë se Kuvendi i Kosovës në seancën e mbajtur më 14.12.2015 nën pikën 19 të Rendit të punës, duke ndryshuar dhe aprovuar Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, i cili Ligj kur publikohet, publkohet me diçka që nuk është aprovuar.

Komisioni për Buxhet dhe Financa më datën 10.12.2015 propozon 5 (pesë) amandamentime për leximin e dytë në Kuvendin e Kosovës. Një ndër këto pesë, amantamentimi 2 (dy), të cilin e citoj:

Neni 5,paragrafi 5.1,riformulohet me tekstin si vijon:

Neni 5 i Ligjit bazik,paragrafi 5.1 riformulohet me tekstin si vijon:

5.1. Në kuadër të Ministrisë së Financave, themelohet Departamenti i Buxhetit, i përbërë nga Divizioni i Buxhetit Qendror,Divizioni i Buxhetit Komunal apo ndonjë divizion tjetër, i cili amandamentim nuk aprovohet,gjë që konstatohet me Transkriptin e seancës së Kuvendit të dates 14.12.2015 pika 19,faqe 88,Shqyrtim i dytë i Projekt-ligjit për Plotësim dhe Ndryshim të LMFPP dhe Linku video për seancën plenare, minuta e 59-66.

Konstatohet se në seancën e mbajtur më datën 14.12.2015 pika 19 për ndryshim dhe plotësim të Ligjit nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjet nr. 03/L-221, nr.04/L-116 dhe nr.04/L-194,Kuvendi merr vendim siq shihet në video,që amandamenti 2 (dy) nuk kalon,dhe i cili amandament ka të bëjë me nenin 5 të LMFPP për Departamentin e Buxhetit Qendror dhe Departamentin e Buxhetit Komunal.Në seancë aprovohet ndryshim plotësimi i LMFPP në tërësi pa amandamentin 2 siq shihet në vodeo dhe transcript, ka thënë Ajeti.

Ajeti gjatë konferencës tha se me botimin në Web faqen e Gazetës Zyrtare dhe në Ëeb faqen e Kuvendit, publikohet plotësim ndryshimi i LMFPP duke përfshirë edhe amandamentin 2 i cili në seancë nuk ka kaluar, duke e kamufluar në kuadër të nenit 4 të Ligjit nr.05/L-063 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjet nr. 03/L-221, nr.04/L-116 dhe nr.04/L-194, si në vijim: Neni 5 i ligjit bazik, ndryshohet si vijon:

5.1. Në kuadër të Ministrisë së Financave themelohet Departamenti i Buxhetit, i përbërë nga Divizioni i Buxhetit Qendror dhe Divizioni i Buxhetit Komunal etj.

Veprimet e tilla në këtë rast paraqesin shkelje ligjore të Rregullores së punës nga Kuvendi, Administrata e Kuvendit, Presidentja e cila e ka dekretuar, falsifikatorët e Kuvendit etj, ka thënë në fund të konferencës Bajram Ajeti, anëtar i kryesisë së NISMA-s. Në fund të konferencës është shfaqur edhe një video ku shihen qartë e vërteta rreth këtij skandali.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …